Ekstradohen për në Kosovë dy persona, të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Dy persona, njëri 35 e tjetri 34 vjeç, janë ekstraduar gjatë së martës në Kosovë, shkruan Zeri.info.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, që të dy, njëri në Gjermani e tjetri në Francë, kishin ikur nga autoritetet kosovare, pasi dyshohet se ishin përfshirë në vepra penale të ndara.
Siç bëhet e ditur, ekstradimi i tyre është bërë falë bashkëpunimit me autoritetet gjermane dhe franceze.
“Të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritete gjermane përkatësisht ato franceze, pasi që të njëjtit kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë të Republikës së Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohet se ishin përfshirë në vepra penale të ndara dhe se të njëjtit i ishin shmangur drejtësisë. Të dyshuarit pas ekstradimit, u janë dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë në rajonin e Prishtinës, përkatësisht Gjilanit për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftim, raporton tutje “Zëri”.
Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet e tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datë 23.12.2025 ka bërë ekstradimin e dy shtetasve kosovarë, L.V. 1990 dhe A.M. 1991, njëri i ekstraduar nga Gjermania, ndërsa tjetri nga Franca për në Kosovë. Ky ekstradim u bë falë bashkëpunimit me këto dy shtete.
Të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritete gjermane, përkatësisht ato franceze, pasi të njëjtët kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë të Republikës së Kosovës, pasi të njëjtët dyshohet se ishin përfshirë në vepra penale të ndara dhe se të njëjtit i ishin shmangur drejtësisë.
Të dyshuarit pas ekstradimit u janë dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë në rajonin e Prishtinës, përkatësisht Gjilanit për vazhdim me procedurat e tjera ligjore. /Zëri