Goditet për vdekje një këmbësor në Graçanicë, arrestohet i dyshuari
Foto: Zëri / Ilustrim

Goditet për vdekje një këmbësor në Graçanicë, arrestohet i dyshuari

Kronika December 24, 2025 - 09:34

Mbrëmjen e së martës është goditur për vdekje një këmbësor në Graçanicë, shkruan Zeri.info.

Policia e Kosovës, përmes raportit ditor, ka bërë të ditur se i dyshuari tashmë është arrestuar.

Sipas raportit, i dyshuari, derisa ishte me veturë, nga pakujdesia ka goditur viktimën.

Po ashtu, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), përderisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Aksident trafiku me fatalitet

Graçanicë / 23.12.2025 – 23:30. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi dyshohet se me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri