Gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj një grua në Prizren, Policia nis hetimet
Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Prizren paraditen e së martës, shkruan Zeri.info.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor, përderisa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
Policia bën të ditur se tashmë janë duke e hetuar këtë rast.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Incidentet kriminale
Hetim i vdekjes
Prizren / 23.12.2025 - 11:00. Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Zëri