Gruaja nga Ferizaj gjen një kuletë dhe e dorëzon në Polici
Një gjest human është raportuar të hënën rreth orës në 18:00 në Ferizaj, ku një grua kishte gjetur një kuletë në një parking
Në kuletë kishte 470 euro, por gruaja menjëherë e dorëzoi në Polici,raporton Zeri.info.
“Fillimisht, nuk dihej se kujt i përkisnin paratë. Po atë ditë, rreth orës 20:30, në stacionin policor është paraqitur ankuesja D. F. nga Kaçaniku, e cila ka raportuar humbjen e një shume parash.
Pas verifikimeve të nevojshme është konstatuar se bëhej fjalë për të njëjtën shumë parash. Paratë i janë kthyer pronarit legjitim sot, më datë 23.12.2025.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj falënderon qytetaren M. Thaqi për gjestin e saj human dhe shembullor, e cila dëshmon nivel të lartë përgjegjësie qytetare dhe bashkëpunim të ngushtë me policinë”, thuhet në njoftim./Zëri