Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Kronika December 23, 2025 - 15:18

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në segmentin Duhël – Suharekë, në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Policia ka konfirmuar se në këtë aksident është përfshirë një veturë dhe si pasojë një person ka pësuar lëndime, raporton Zeri.info.

“Rreth orës 13:30 Policia është njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku në autostradë, segmenti Duhël - Suharekë. Njësia policore e trafikut për kontroll të autostradës, njofton se në aksident është përfshirë një veturë dhe si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore është marrë me procedurat në vendngjarje”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi. /Zëri