Prokuroria dhe Policia me aksion kundër krimit të organizuar në Pejë
Foto: Ilustrim

Prokuroria dhe Policia me aksion kundër krimit të organizuar në Pejë

Kronika December 22, 2025 - 13:15

Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë Speciale janë duke zhvilluar një operacion në Pejë.

Ky operacion po realizohet kundër krimit të organizuar, rrëmbimit dhe armëmbajtjes pa leje, transmeton Zeri.info.

“Një operacion policor, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është duke u zhvilluar në Pejë. Operacioni po realizohet në bazë të urdhrit për kontroll, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Krim i organizuar’, ‘Rrëmbim’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’.

Për detaje të tjera që mund të bëhen publike, do të ketë njoftim pas përfundimit të operacionit policor”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Zëri