Momente të rënda, lëshohet audioincizimi ku dëgjohen krisma e armës dhe britma e fëmijëve në momentin kritik të vrasjes së Liridona Ademajt
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, po vazhdojnë të shfaqe videoincizimet e ditës kritike, kur u vra tani e ndjera Liridona Ademaj, e ku tani aty është lëshuar edhe një audioincizim, ku dëgjohen krisma e armës, por edhe britmat e fëmijëve, këta të fundit kishin qenë në veturën kur nëna e tyre ishte vrarë, raporton Ekonomia Online.
Fillimisht në seancë janë paraqitur pamjet e 29 nëntorit 2023, nga shtëpia e Naim Murselit, ku shihet teksa ky i fundit del nga shtëpia.
Më pas, te pompa e derivateve shihet kur vjen Granit Plava, e pas tij Naim Murseli me veturë të tipit “Range Rover”. Kjo pompë gjendet në fshatin Cermjan.
Më pastaj, shihet momenti kur tani e ndjera Ademaj arrin në Bërnicë në shtëpinë e saj.
Në pamje të tjera, u shfaq vetura “Seat” e Granit Plavës dhe më pas ajo “Range Rover” e Naim Murselit. Shihen dy të akuzuarit duke dalë nga vetura, teksa i akuzuari Murseli afrohet tek Plava, i flet diçka dhe më pas shkon në dyqan.
E më pastaj, pamjet tregojnë Murselin duke i dhënë pije energjike Plavës.
Pamjet e tjera tregojnë rrugën “Dalip Alshiqi” në Bërnicë, ku edhe ndodhi vrasja. Aty shihet se si vetura “Range Rover” vjen e para dhe 3 sekonda mv pas në vendin e njëjtë pas asaj veture vjen vetura “Seat”. Pra, arrijnë së bashku nga pompa e derivateve.
Fotografia e 29 nëntorit 2023, e orës 17:49:30, pamje të shkëputura nga kamerat e sigurisë së një shtëpie, tregojnë veturën “Range Rover”, të cilën e drejton Murseli. Po ashtu, kamerat e të njëjtës shtëpi kanë kapur edhe veturën e Plavës në vendin e njëjtë pas 7 sekondash.
Më pastaj, shihet teksa Naim Murseli arrin para shtëpisë së tij, ku edhe dalin fëmijët dhe tani e ndjera Liridona Ademaj. Më pas, me veturë BMW, ata nisen nga aty dhe pamje tregojnë kur mbërrijnë në restorant në Graçanicë.
Sipas pamjeve, shihet teksa arrin edhe vetura “Seat” e Plavës. Gjithasht, në pamje tregohet kur Murseli me familje hyjnë në restorant dhe pas tyre futet edhe Plava, i cili ulet në pjesën e kundërt të asaj ku qëndronin Murseli me familje.
Gjithnjë sipas pamjeve që po shfaqen në Gjykatë, shihet më pastaj Murseli me tani të ndjerën dhe dy fëmijët e tyre duke dalë nga restoranti, e që para kësaj, Murseli afrohet te tavolina e Plavës.
Më tutje, pamjet tregojnë dy veturat kur dalin nga parkingu i restorantit njëra pas tjetrës. Dhe se gjatë gjithë kohës, vetura “Seat” ishte pas BMW.
Ndryshe, pamjet e mëposhtme tregojnë në mënyrë kronologjike lëvizjet e të akuzuarve në ditën kritike: