Darka e fundit që Naimi ia organizoi Liridonës para vrasjes, në Gjykatë shfaqet momenti kur ia bën me shenjë Granitit
Kronika
December 22, 2025 - 10:50
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë paraqitur videoincizime të tjera, që tregojnë momentet pak para vrasjes së Liridona Ademajt.
Në pamje shfaqet momenti kur Naim Murseli dhe Liridona Ademajt kishin darkuar së bashku në një restorant, së bashku me dy djemtë.
Më pas në restorant futet edhe Granit Plava.
Në pamje shihet edhe çasti kur Murseli i afrohet tavolinës së Plavës dhe më pastaj ia bën me shenjë duke prekur fytyrën.