Një person në Gjakovë mbetet i plagosur, të dyshuarit në arrati

Një person në Gjakovë mbetet i plagosur, të dyshuarit në arrati

Kronika December 22, 2025 - 09:06

Një person është plagosur mbrëmë në Gjakovë.

Policia ka bërë të ditur se një burrë ka mbetur i plagosur në këmbë nga të shtënat me armë zjarri nga persona të panjohur, të cilët janë në arrati, transmeton Zeri.info.

“Një mashkull kosovar ka mbetur i plagosur në këmbë, pasi dyshohet se në drejtim të tij kanë shtënë me armë zjarri persona të panjohur. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore, ka dalë edhe prokurori. Të dyshuarit, pasi kanë kryer veprën, janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri