Kullat e Lezhës drejt rijetëzimit, rreth 200 objekte do të përfshihen në programin kombëtar të restaurimit
Kullat shekullore përbëjnë një pasuri të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Lezhë, por një pjesë e tyre ndodhen në gjendje të amortizuar.
E tillë është edhe kulla 105-vjeçare në fshatin Ishull-Lezhë, monument kulture i kategorisë së parë, e ndërtuar me mur guri nga Ded Zefi dhe e ruajtur ndër breza nga familja.
Në territorin e Bashkisë Lezhë numërohen rreth 200 kulla me vlera historike të jashtëzakonshme.
Poseduesit e këtyre kullave mund të aplikojnë për t’i kthyer ato në burim zhvillimi ekonomik, ndërsa Ministria e Kulturës dhe GIZ kanë nisur projektin për rijetëzimin e tyre.
Të dhënat e mbledhura në fazën e parë do të shërbejnë si bazë për hartimin e një programi të integruar restaurimi dhe promovimi të kullave si pasuri kulturore./rtsh