Gjendet pa shenja jete një burrë në Leposaviq, jetonte i vetëm
Kronika
December 21, 2025 - 09:10
Të dielën rreth orës 18:40 në Leposaviq është raportuar se një burrë në Leposaviq është gjetur pa shenja jete.
Sipas të afërmbe viktima ka qenë duke jetuar i vetëm dhe se nuk ishte përgjigjur në telefon, raporton Zeri.info.
“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe zjarrfikësit të cilët me forcë e kanë hapë derën e banesës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor të Polcisë. /Zëri