Dalin detaje të reja nga aksioni Polici - AKI, u kapën në flagrancë me afro 10 mijë euro
Foto: Laura Hasani

Dalin detaje të reja nga aksioni Polici - AKI, u kapën në flagrancë me afro 10 mijë euro

Kronika December 19, 2025 - 09:40

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe me DHKEK-në, është zhvilluar një operacion policor në rajonin e Prishtinës, në lidhje me dyshimet për kryerjen e veprave penale “Korrupsion”, “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “Dhënie dhe marrje ryshfeti”, “Ushtrim të ndikimit”, “Mashtrim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Gjatë operacionit, Policia e Kosovës me njësitet e DHKEK-së, pas hetimeve të autorizuara nga PSRK-ja, ka kapur në flagrancë tre të dyshuar, duke shkëmbyer para në vlerë prej 9.900 €, si pjesë e marrëveshjes për ndarje të ryshfetit.

Në koordinim me Prokurorinë, njësitet policore kanë kryer kontrolle në pesë lokacione, ku janë sekuestruar para të gatshme, tri automjete, gjashtë telefona mobilë, një laptop dhe në një nga lokacionet armë dhe municion.

Në lidhje me rastin janë arrestuar shtatë të dyshuar: J.M., N.K., M.D., B.D., Sh.T. dhe G.L., të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.