Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se mund t’u përkasin viktimave të luftës
Kronika
December 19, 2025 - 09:36
Njësia për persona të zhdukur gjatë gërmimeve (eksumim) ka hasur në mbetje eshtërore të njeriut, që dyshohet se është nga lufta e fundit në Kosovë.
Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për analizë të ADN-së.
“Rahovec, 1998-1999. Njësia për persona të zhdukur gjatë gërmimeve (eksumim) ka hasur në mbetje eshtërore të njeriut, që dyshohet se është nga lufta e fundit në Kosovë. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për analizë të ADN-së”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri