Bien në pranga edhe dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Vushtrri
Policia e Kosovës përmes njoftimit ka bërë të ditur se ka arrestuar edhe dy persona të dyshuar që ndërlidhen me veprën penale të vjedhjes së rëndë, në kuadër të procesit hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se më datën 18.12.2025 hetuesit policorë të Stacionit Policor në Vushtrri kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dytë të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
"Gjatë hetimeve është identifikuar edhe lokacioni ku ndodheshin sendet e vjedhura, ku janë sekuestruar njehsorët e vjedhur dhe është arrestuar edhe një person tjetër i moshës madhore", thuhet në njoftimin e Policisë, raporton Zeri.nfo.
Pas intervistimit dhe kryerjes së procedurave të nevojshme, ndaj personit të dyshuar të moshës madhore është iniciuar rasti për veprën penale “blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”. Me udhëzim të prokurorit kompetent, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkohë, ndaj personit të dyshuar të moshës së mitur, për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”, me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Policia njofton se hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë.