Prangoset një shtetas gjerman në Kosovë i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga INTERPOL-i
Foto: Laura Hasani

Prangoset një shtetas gjerman në Kosovë i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga INTERPOL-i

Kronika December 18, 2025 - 17:18

Policia e Kosovës përmes njoftimit ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar, shtetas gjerman, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, me urdhërarrest të lëshuar nga autoritetet e Gjermanisë.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se, arrestimi është realizuar sot, më 18.12.2025, nga zyrtarët policorë të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës, raporton Zeri.info.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Prishtinë, më 18 dhjetor 2025

Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht nga njësiti FAST, kanë arrestuar një të dyshuar, të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

Sot, me datën 18.12.2025, zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të policisë, kanë arrestuar personin B. P., lindur me 1972, shtetas gjerman, i kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar, lëshuar nga autoritetet gjermane.

Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.