Gjendet i vdekur një person në lagjen “Velania” në Prishtinë

Gjendet i vdekur një person në lagjen “Velania” në Prishtinë

Kronika December 18, 2025 - 13:01

Një person është gjetur pa shenja jete sot në lagjen “Velania” në Prishtinë.

Policia ka konfirmuar për “Zërin” se rastin ka ndodhur sot rreth orës 10:30, në rrugën “Ymer Prizreni”, ku një mashkull është gjetur pa shenja jete.

“Sot rreth orës 10:30 Policia ka pranuar informatën se në rrugën ‘Ymer Prizreni’ në Prishtinë gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën mashkull, i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Disa media kanë raportuar se viktima është një 42-vjeçar, duke u thirrur në burime se i njëjti ka vdekur nga mbidoza, për çka Policia nuk ka jep ndonjë informacion. /Zëri