Shpërndau në internet video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë, lirohet i dyshuari
Foto: Ilustrim

Shpërndau në internet video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë, lirohet i dyshuari

Kronika December 18, 2025 - 10:24

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së mërkurës një person është arrestuar në Lipjan nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”, shkruan Zeri.info.

Siç bëhet e ditur në raportin ditor, i dyshuari pas intervistimit, me urdhër nga prokurori, është liruar në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve

Lipjan / 17.12.2025 – 13:30. Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, pas veprimeve hetimore, ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili përmes rrjetit social dyshohet se ka shpërndarë disa video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Zëri