Arrestohet një person në Skenderaj, iu sekuestruan tri armë e 76 fishekë
Një person është arrestuar në Skenderaj gjatë së martës, pasi që të njëjtit gjatë bastisjes në shtëpi, i janë gjetur dhe sekuestruar tri armë të ndryshme dhe 76 fishekë të kalibrave të ndryshëm, shkruan “Zëri”.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, dyshohet se i arrestuar në orët e mbrëmjes së datës 16 dhjetor 2025 ka shtënë me armë zjarri në Skenderaj.
“Me aktvendim të Prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës””, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Policia në Skenderaj realizon bastisje, sekuestron tri armë
Skenderaj, 16 dhjetor 2025
Policia në Skenderaj, mbi dyshime të bazuara, ka realizuar një bastisje në një lokacion në Skenderaj. Si rezultat i bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjata, një pistoletë, si dhe 76 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Lidhur me rastin, është arrestuar një person i dyshuar, i cili dyshohet se në orët e mbrëmjes së datës 16 dhjetor 2025 ka shtënë me armë zjarri në Skenderaj.
Me aktvendim të Prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”. /Zëri