Ky është polici që vdiq sot në Prishtinë
Një zyrtar policor ka vdekur sot në Prishtinë.
Tashmë është konfirmuar se zyrtari policor që ka vdekur sot është Ismet Isufi, transmeton Zeri.info.
Më herët Policia në rajonin e Prishtinë ka konfirmuar për “Zërin” se rasti ka ndodhur rreth orës 06:30, në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, ku ka ndodhur një aksident trafiku e ku ka qenë e përfshirë një veturë.
Sipas Policisë, Isufi ka vdekur para se të ndodhte aksidenti.
Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhur para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit”, ka konfirmuar për “Zërin” Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.
Ndërkohë, edhe familja Isufi ka njoftuar për vdekjen e zyrtarit policor.
“Sot për familjen tonë Isufi nga Keqekolla Malësia e Gollakut na erdhë një lajm i papritur.
U nda nga jeta djali i axhes, vllau i jonë Ismet Isufi. Ngushëllime të gjithë familjesë tonë, miqëve shokëve e dashamirve tonë. Zoti të mëshiroft o Ismet Isufi! Familjesë tonë zoti i dhashët forcë e gajret. Të gjithë jemi një ditë të bitë e vdekjesë”, thuhet në njoftimin e familjarëve. /Zëri