Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës [foto]
Kronika
December 15, 2025 - 07:57
Një aksident mes dy veturave raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Shupkovc, përkatësisht në magjistralen Mitrovicë - Prishtinë.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident, derisa në pamjet e publikuara nga “Jepi Zë”, nga vendi i ngjarjes shihet se tashmë kanë arritur njësitet e Policisë së Kosovës.
“Zëri” ka dërguar pyetje në organet e rendit për detaje më të hollësishme dhe është ende në pritje të një konfirmimi zyrtar.
