Dëmtohen varrezat në Obiliq, policia nis hetimet
Foto: Zëri / Ilustrim

Dëmtohen varrezat në Obiliq, policia nis hetimet

Kronika December 14, 2025 - 09:58

Ti varre janë dëmtuar në Obiliq.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, persona të panjohur kanë dëmtuar pllakën e një varri dhe vazot e dy varreve të tjera.

Njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe është njoftuar prokurori ndërsa rasti është nën hetime.

“Obiliq / 13.12.2025 – 13:43. Dyshohet se nga persona të panjohur janë dëmtuar pllaka e një varri dhe vazot e dy varreve tjera. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raport.