I dyshuari për vrasjen dhe varrosjen e gruas në Gostivar është një 53-vjeçar

I dyshuari për vrasjen dhe varrosjen e gruas në Gostivar është një 53-vjeçar

Kronika December 12, 2025 - 12:12

Një person në Gostivar dyshohet se ka vrarë dhe më pas e ka varrosur një grua.

I dyshuari në lidhje me këtë rast është një 53-vjeçar, me inicialet S.M., ndaj të cilit është paraqitur kallëzim penal.

Sipas Policisë, fillimisht djali i të ndjerës e ka raportuar rastin, pas zhdukjes së nënës së tij, ndërkaq gruaja e të dyshuarit ka bërë të mundur që ky rast të zbardhet.

“Në një bisedë zyrtare në stacionin policor, Gj.V. ka pranuar se bashkëshorti i saj S.M. e kishte vrarë viktimën H.A. me pistoletë dhe kishte treguar vendin se ku e kishte varrosur.