Shtyhet seanca, Veliaj: Standard i dyfishtë, Metës iu dha dosja mua jo

Shtyhet seanca, Veliaj: Standard i dyfishtë, Metës iu dha dosja mua jo

Kronika December 12, 2025 - 12:01

Seanca që pritej këtë të premte në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, u shty për 5 janar.

Gjatë seancës, Veliaj foli vetë para gjyqtares Etleva Deda, duke ngritur pretendime për standarde të dyfishta në trajtimin e çështjeve gjyqësore

Sipas tij, ish-presidenti Ilir Meta ka marrë materialet e dosjes, ndërsa atij nuk i janë dhënë, gjë që, sipas kryebashkiakut, cenon të drejtën për një mbrojtje të barabartë. /euronews