Lëndim trupor dhe armëmbajtje pa leje në Drenas
Lidhur me një rast të lëndimit trupor, i ndodhur më datën 11 dhjetor 2025, në stacionin policor është paraqitur një mashkull kosovar dhe ka dorëzuar një pistoletë me tre fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në incident.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Antigona Fazliu” në Drenas, raporton Zeri.info.
I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin vazhdojnë.
Rr. “Antigona Fazliu”, Gllogoc / 13.10.2025 – 19:00. Lidhur me rastin më 11.12.2025 në stacion policor është paraqitur i dyshuari mashkull kosovar dhe ka dorëzuar një pistoletë me tre fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në rast. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", thuhet në njoftimin e PK-së . /Zëri