Aksident i rëndë trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, bllokohet qarkullimi
Foto: Zëri

Aksident i rëndë trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, bllokohet qarkullimi

Kronika December 12, 2025 - 08:37

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 07:40 të mëngjesit në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin e pestë të segmentit Suharekë–Prizren.

Sipas lexuesit të Zeri.info, Leard Morina, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një automjet mallrash.

Në vendin e ngjarjes ka arritur autoambulanca.

Ende nuk dihet nëse nga ky aksident ka persona të lënduar ose viktima, ndërsa për momentin rruga mbetet e bllokuar për qarkullim.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë ende një konfirmim zyrtar lidhur me rastin dhe pritet të publikojnë detaje shtesë pas kryerjes së ekzaminimeve të vendit të ngjarjes.

Megjithatë, u bëhet thirrje drejtuesve të automjeteve të shmangin këtë segment të autostradës, deri në normalizimin e qarkullimit. /Zëri