Kosovari ekstradohet nga Gjermania, kishte urdhërarrest ndërkombëtar
Foto: Zëri / Ilustrim

Kosovari ekstradohet nga Gjermania, kishte urdhërarrest ndërkombëtar

Kronika December 11, 2025 - 15:16

Policia e Kosovës ka njoftuar se është ekstraduar nga Gjermania një i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

Ai është arrestuar nga autoritetet gjermanë, pasi kërkohej për vuajtjen e dënimit prej 1 viti burgim.

“I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për vuajtjen e dënimit prej një (1) viti burgim dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë. Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të R. së Kosovës dhe atyre gjermane. I dyshuari pas ekstradimit, i është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Pejës për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, njofton Policia.

“Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen/arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftim.