Gjendet i vdekur 18-vjeçari që u shpall i zhdukur
Kronika
December 11, 2025 - 13:40
18-vjeçari Yll Hiseni është gjetur i vdekur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim.
Ai ishte shpallur i zhdukur që nga mesnata e së martës.
Kjo u konfirmua për klankosova nga Mentor Maloku, nënkryetar i kësaj shoqate.
“Fatkeqësisht e kemi gjetur trupin. E kemi gjetur të vdekur. Është gjetur në fshatin Brod”, deklaroi ai.