Policia jep detaje për therjen e një 27-vjeçari dhe 40-vjeçari sirian në Leposaviq
Foto: Zëri / Ilustrim

Policia jep detaje për therjen e një 27-vjeçari dhe 40-vjeçari sirian në Leposaviq

Kronika December 11, 2025 - 09:18

Një 27-vjeçar dhe një 40-vjeçar janë therur me thikë në Koshuticë të Leposaviqit.

Policia ka njoftuar se 40-vjeçari, shtetas i Sirisë, me plagë të shkaktuar nga një mjet i mprehtë në pjesë të ndryshme të trupit ishte vërejtur i shtrirë në oborrin e një shtëpie.

“Fsh. Koshuticë, Leposaviq, 10.12.2025, 00:50. Dy dëshmitare femra kosovare kanë raportuar se në oborrin e shtëpisë së tyre kanë vërejtur një person të shtrirë me plagë nëpër pjesë të ndryshme të trupit të shkaktuara nga mjeti i mprehtë. Viktima mashkull i moshës rreth 40-vjeçar, shtetas i Sirisë, është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës së Veriut dhe më pas është transferuar në Spitalin e Mitrovicës së Juguy për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Policia ka dhënë edhe një raport shtesë flet për 27-vjeçarin sirian, i cili kishte lëndime në kokë dhe këmbë e që dyshohet se po ashtu plagët i kishte nga mjeti i mprehtë.

“Me raport shtesë rreth orës 11:05 jemi njoftuar se njësiti nga SPMK Jarinjë gjatë patrullimit në fsh. Koshuticë ka vërejtur një person mashkull Sirian i moshës 27-vjeçar me lëndime në kokë dhe këmbë që dyshohet se plagët janë shkaktuar nga mjeti i mprehtë. Viktima ka njoftuar se rasti ka ndodhur mbrëmë dhe i dyshuari është larguar në drejtim të kufirit të Serbisë. Njësiti i emergjencës viktimën e kanë dërguar në Spitalin e Mitrovicës së Jugut për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.