Një femër dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës
Foto: Zëri / Ilustrim

Një femër dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës

Kronika December 11, 2025 - 09:16

Një grua nga fshati Ratkoc i Rahovecit është dërguar pa shenja jete mëngjesin e së mërkurës në Spitalin e Gjakovës, shkruan Zeri.info.

Siç bëhet e ditur në raport, vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar, përderisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Policia ka njoftuar se janë duke e hetuar këtë rast.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

HETIM I VDEKJES

Fsh. Ratkoc, Rahovec 10.12.2025, 10:30-11:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, është sjellë pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri