Ishte jashtë detyrës, por u kërkoi të kenë kujdes për shkak të mjegullës - rrihet një polic në Suharekë
Një person zyrtar është sulmuar mbrëmjen e së mërkurës në Suharekë, shkruan Zeri.info.
Sipas raportit ditor të Policisë, i njëjti ishte jashtë detyrës zyrtare, mirëpo për shkak të mjegullës, duke parë që dy automjete janë ndalur në shiritin rrugor në autoudhë, ai u kishte kërkuar të kenë kujdes, sepse mund të shkaktonin ndonjë aksident për shkak të kushteve atmosferike.
Pas kësaj, pas bisedës që polici kishte me këta persona, njëri prej tyre e ka sulmuar fizikisht policin dhe i ka shkaktuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë.
Policia bën të ditur se i dyshuari është në kërkim të tyre.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Sulm ndaj personit zyrtar
Autoudhë, Suharekë, 10.12.2025 - 19:00. Viktima mashkull kosovar, zyrtar policor, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare dhe ishte duke lëvizur në autoudhë, ka hasur në dy mjete të ndaluara në shirit rrugor në autoudhë. Viktima është ndaluar dhe ka biseduar me vozitësit për arsyen e ndaljes ku i njëjti ka kërkuar që të marrin masa për siguri për shkak të kushteve atmosferike-mjegullës pasi mund të shkaktohet ndonjë aksident, pas bisedës me ta, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht viktimën. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKMF Suharekë. Njësitet policore janë në kërkim të dyshuarit. /Zëri