Polici sulmohet pasi e gjobiti një person
Një polic është sulmuar mbrëmjen e së mërkurës në Prizren, pasi i kishte shqiptuar gjobë një personi, shkruan Zeri.info.
Siç bëhet e ditur në raportin ditor, polici ishte penguar nga i dyshuari, pasi i kishte shqiptuar një tiketë për kundërvajtje vëllait të të dyshuarit.
“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Kanosje & pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare
“Enver Hadri”, Prizren, 10.12.2025 - 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka penguar dhe kanosur viktimën mashkull kosovar - zyrtar policor, i cili ishte duke i shqiptuar një tiketë për kundërvajtje vëllait të të dyshuarit. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. /Zëri