Gjendet e vdekur një grua në shtëpinë e saj në Fushë-Kosovë
Foto: Zëri / Ilustrim

Gjendet e vdekur një grua në shtëpinë e saj në Fushë-Kosovë

Kronika December 11, 2025 - 08:58

Një grua është gjetur pa shenja jete pasditen e së mërkurës në shtëpinë e saj në Fushë-Kosovë, shkruan Zeri.info.

Sipas raportit ditor, vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar, përderisa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Policia ka njoftuar se është duke e hetuar këtë rast.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Hetim i vdekjes

Rr. “Kadri Minushi”, Fushë-Kosovë 10.12.2025, 16:11. Është raportuar se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri