Dhunohet seksualisht një e mitur në Fushë-Kosovë, arrestohet i dyshuari
Kronika
December 11, 2025 - 08:55
Një e mitur ka raportuar dje në stacionin policor në Fushë-Kosovë se është abuzuar seksualisht nga një mashkull.
Sipas Policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, shkruan Zeri.info.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Dhunim
Fushë-Kosovë, 10.12.2025 - 10:30. Viktima e mitur, femër kosovare, ka raportuar se ishte abuzuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje. /Zëri