Vëllai sulmon motrën në Mitrovicë
Kronika
December 10, 2025 - 09:35
Një rast i dhunës në familje është raportuar të hënën në Mitrovicë.
Policia ka njoftuar se pas një mosmarrëveshjeje të çastit, vëllai e ka sulmuar fizikisht motrën e tij, për çka edhe është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, transmeton Zeri.info.
“Është raportuar se ankuesja femër kosovare, pas një mosmarrëveshjeje të çastit, vëllai i saj e ka sulmuar atë fizikisht. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri