Arrestohet pasi frikësoi një person në lidhje me një rast për fajde në Prishtinë
Kronika
December 10, 2025 - 09:31
Pas hetimeve Policia ka arrestuar një person në Prishtinë në lidhje me një rast me fajde.
Policia ka bërë të ditur se ai kishte frikësuar viktimën mashkull kosovar në lidhje me një rast të fajdesë që viktima e kishte raportuar.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri