I vendoset tritol biznesit në Shkodër, vetëm dëme materiale

I vendoset tritol biznesit në Shkodër, vetëm dëme materiale

Kronika December 09, 2025 - 23:15

Një sasi lënde plasëse, e dyshuar si tritol, i është vendosur një biznesi në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Shkodrës.

Biznesi operon ne fushen e reklamave dhe marketingut.

Lënda plasëse është vendosur në derën e biznesit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për të rënë në gjurmët e autorit/ve./Tch

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:20, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, te dera e një subjekti për reklama, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.