Policia jep detaje për aksidentin në Gllarevë, tre të lënduar
Kronika
December 09, 2025 - 10:41
Sot rreth orës 09:06 ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Gllarevë.
Rastin për Zeri. Info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.
Sipas tij, në këtë aksident janë të përfshira katër vetura, ku tre persona kanë mbetur të lënduar.
“Tre të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën E Mjekësisë Familjarë në Klinë. Kurse në vend të ngjarjes kanë dalur edhe njësitë përkatëse dhe po merren me rastin”, tha Gashi. /Zëri