Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh
Foto: Laura Hasani

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Kronika December 07, 2025 - 16:51

Një trup i pa jetë i një gruaje, është gjetur të dielën në Lumbardh në Grabanicë të Klinës

Rasti është konfirmuar nga Prokuroria Themelore e Pejës.

Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi ka thënë për teve1.info se në vendin e ngjarjes përvç prokurores së krimeve të rënda kanë dalë edhe policia dhe zjarrfikësit të cilët kanë bërë tërheqjen e trupit.

Ai bëri të ditur se me urdhër prokurorit, policia ka nisur hetimet për rastin.

“Një trup i pajete u gjend ne Lumbardh, veç prokurores së krimeve të rënda e policisë ka dale edhe njësiti i zjarrfikësve qe ka bere edhe tërheqjen e trupit. Me urdhër te prokurorit te shtetit trupi u dërgua në IML. Kurse policia ka marr autorizimin nga prokurori për të kryer të gjitha veprimet hetimore që të ndriçohen rrethanat e rastit”, ka thënë Nikçi për teve1.info.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi se trupi i pa jetë i  gjinisë femërore u gjet rreth orës 13:15.

Ajo sipas PK-së, të dielën në mbrëmje ishte raportuar e zhdukur.

“Në Stacionin Policor në Klinë, policët kanë qenë në kërkim të një personi që është lajmëruar mbrëmë rreth orës 19:30 si person i zhdukur. Sot, rreth orës 13:15, gjatë kërkimit në lumin Lumbardh në fshatin Grabanicë, kanë hasur në një person që dyshohet se është pa shenja jete në lum. Në vendngjarje ka dalë ekipa mjekësore, ku mjeku e ka konstatua vdekjen”, tha Gashi për teve1.info.