Një i lënduar nga aksidenti në rrugën Gjilan - Kamenicë

Një i lënduar nga aksidenti në rrugën Gjilan - Kamenicë

Kronika December 05, 2025 - 10:09

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Gjilan - Kamenicë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Ai tha se i lënduari ka pranuar trajtim mjekësor në Emergjencën e Gjilanit, teksa hetuesit policorë të Njësisë së Trafikut janë duke i hetuar rrethanat e vetaksidentit.

“Më datën 05.12.2025, rreth orës 06:55, kemi pranuar informacion për një vetaksident trafiku në aksin rrugor Gjilan - Kamenicë. Si pasojë një person ka pësuar lëndime të lehta trupore, për të cilat ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan. Hetues policorë të Njësisë së Trafikut janë duke i hetuar rrethanat e këtij vetaksidenti”, thuhet në përgjigjen e Osmanit.