Një i lënduar nga aksidenti në Koshtovë
Kronika
December 04, 2025 - 16:08
Një aksident ka ndodhur në Koshtovë të Mitrovicës.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe një person është lënduar, transmeton Zeri.info.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Mitrovicë- Zubin Potok segmenti rrugor në fshatin Koshtovë . Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar një person”, ka konfirmuar Avni Zahiti. /Zëri