Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë, viktima gratë
Katër raste të dhunës në familje janë regjistruar brenda 24 orëve në Kosovë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rastet e dhunës kanë ndodhur, dy në Prishtinë, një në Lipjan dhe një në Kaçanik.
Në katër raste të dhunës në familje viktimat kanë qenë gratë, raporton Zeri.info.
Prishtinë, 02.12.2025 - 00:40. Është raportuar se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshjeje, dyshohet se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prishtinë, 02.12.2025 - 01:30. Është raportuar se viktimës femër kosovare, pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se i kishte shkaktuar dhunë psikike. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Lipjan, 29.11.2025 - 16:00. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare dyshohet se në vazhdimësi i shkakton dhunë psikike, duke e ofenduar dhe kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Kaçanik, 02.12.2025 - 09:25. Është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, ankuesja femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe më pas është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari gjendet në kërkim policor. /Zëri