Katër raste të dhunës në familje të raportuara gjatë 24 orëve
Foto: Laura Hasani

Katër raste të dhunës në familje të raportuara gjatë 24 orëve

Kronika December 01, 2025 - 09:29

Dhuna në familje vazhdon të jetë fenomen shqetësues në vendin tonë.

Policia e Kosovës në raportin ditor ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje, shkruan Zeri.info.

Sipas Policisë, dy raste kanë ndodhur në Prishtinë, një në Rahovec e një në Kaçanik.

Më poshtë jua sjellim të gjitha rastet veç e veç:

Dhunë në familje

Prishtinë / 29.11.2025 – 19:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari për shkak të gjendjes shëndetësore, me vendim të prokurorit, është dërguar për trajtim mjekësor në Klinikën e Psikiatrisë, ku edhe është ndaluar për trajtim të mëtejmë.

Prishtinë / 30.11.2025 – 20:50. Është raportuar se viktima femër kosovare, përmes mesazheve në telefon, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast dhe i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Dhunë në familje

Kaçanik / 30.11.2025 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi i njëjti paraprakisht përmes telefonit kishte ofenduar e kanosur viktimën mashkull kosovar dhe familjen e tij, po ashtu kishte shkuar në oborrin e viktimës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Drejtoria Rajonale Gjakovë

Incidentet kriminale

Dhunë në familje

Rahovec / 30.11.2025 – 22:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Te viktima nuk janë vërejtur shenja të dukshme të dhunës fizike dhe e njëjta ka refuzuar trajtimin mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri