U ekzekutua me dy plumba në kokë, të dyshuarit u siguruan që biznesmeni nga Elbasani u vra
Kronika
December 01, 2025 - 08:12
Biznesmeni Mondi Mëhalla humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e të dielës pasi u ekzekutua nga persona të paidentifikuar pranë biznesit të tij në Elbasan.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, viktima kishte marrë dy plumba në kokë.
Ai është qëlluar ndërsa ndodhej në makinë në biznesin e tij. Viktima njihet me dy emra Edmond Hyka ose Mondi Mëhalla 43 vjeç.
E gjithë zona është e survijuar nga kamera dhe qarkullimi kur ka ndodhur krimi ka qenë shumë i lartë, raporton Euronews.al.
Atentati duket se ka qenë i mirëorganizuar, pasi atentatorët janë larguar pasi janë bindur që personi që ishte objektivi ka vdekur.