Vrasja e biznesmenit shqiptar, dalin pamje nga vendi i ngjarjes

Vrasja e biznesmenit shqiptar, dalin pamje nga vendi i ngjarjes

Kronika November 30, 2025 - 22:11

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, ku sipas informacioneve paraprake është ekzekutuar biznesmeni 43 vjeçar, Mondi Mëhalla.

Ngjarja ka ndodhur derisa i njëjti po udhëtonte me automjetin e tij, ku dyshohet se në atentat kanë vepruar dy persona.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa zona është rrethuar dhe po kontrollohet për prova të mundshme.

Pamje nga vendi i ngjarjes ka publikuar Abcnews.al: