Vritet me armë zjarri biznesmeni në Elbasan

Vritet me armë zjarri biznesmeni në Elbasan

Kronika November 30, 2025 - 22:02

Një ngjarje e rëndë e ka tronditur Elbasanin pasditen e sotme.

Atje, si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person e ka humbur jetën.

Siç raporton Topchannel, viktima është biznesmeni Edmond Mëhalla.

Nuk janë bërë të ditur detaje tjera lidhur me ngjarjen tragjike.

Policia gjendet në vendin e ngjarjes dhe tashmë hetimet për rastin kanë nisur.