Arrestohet personi që dyshohet se u shiste të miturve “armë të ftohta” në Prishtinë

Arrestohet personi që dyshohet se u shiste të miturve “armë të ftohta” në Prishtinë

Kronika November 28, 2025 - 10:50

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Prishtinë një person, i cili dyshohet se ka kryer shitjen e mjeteve të rrezikshme dhe ilegale te personat e mitur.

Policia ka njoftuar se, pas informacioneve të siguruara nga Njësia e inteligjencës e stacionit policor “Qendra”, është arritur identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit.

“Gjatë kontrollit, tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar 54 thika, 14 boksa metalikë dhe 2 shufra metalike”.

“Në koordinim me prokurorin e Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale 'Armëmbajtje pa leje', ndërsa është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri