Vdes një person në Shtëpinë për kujdesin e personave me aftësi të kufizuara në Graçanicë
Mëngjesin e së mërkurës një person ka vdekur në Institucionin – Shtëpinë për kujdesin e personave me aftësi të kufizuara në Graçanicë, shkruan Zeri.info.
Përmes raportit ditor, Policia ka bërë të ditur se sipas mjekëve, i njëjti kishte sëmundje të zemrës.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML, përderisa Policia është duke e hetuar këtë rast.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Hetim i vdekjes
Graçanicë, 26.11.2025 – 10:35. Është raportuar se një mashkull kosovar ka vdekur në Institucionin – Shtëpinë për kujdesin e personave me aftësi të kufizuara, i cili kishte qenë duke banuar aty që nga viti 2015. Nga mjeku është konstatuar vdekja e tij dhe sipas mjekëve ai kishte sëmundje të zemrës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri