Shpërthim i granatës së dorës, një person humb jetën në Zubin Potok
Zëri /Ilustrim

Shpërthim i granatës së dorës, një person humb jetën në Zubin Potok

Kronika November 26, 2025 - 21:26

Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 16:45 në fshatin Popovicë të Zubin Potokut.

Sipas Policisë së Kosovës, nga ekzaminimi i vendit të ngjarjes dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një granate dore, ndërsa rasti po hetohet si 'vetëvrasje'.

“Rasti në Polici është iniciuar si ‘Hetim mbi vdekjen’. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Zëri