Arrestohen tri të mitura për rrahjen në Stacion të Autobusëve në Drenas
Kronika
November 26, 2025 - 10:43
Tri vajza të mitura janë arrestuar të martën nën dyshimin se ishin përfshirë në një rrahje mes vete të hënën në Stacionin e Autobusëve në Drenas.
“Betimi për Drejtësi” kishte publikuar videon e rrahjes të hënën.
“Stacioni i Autobusëve Gllogoc, 24.11.2025 - 12:50. Më 25.11.2025 janë identifikuar dhe janë arrestuar tri femra të mitura, si të dyshuara, pasi me datën e lartcekur janë përfshirë në rrahje në mes vete. Me vendim të prokurorit, të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.