Dëmtohet me mjete të forta një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit
Kronika
November 26, 2025 - 10:09
Policia ka njoftuar se persona të panjohur kanë dëmtuar një pjesë të kanalit të Ibër–Lepencit (bajpas-it) në territorin e komunës së Zubin Potokut.
Dëmtimi dyshohet të jetë kryer me mjete të forta.
Rasti është cilësuar si “Asgjësim apo dëmtim i pronës”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e motiveve të incidentit.
Kujtojmë se kanali i Ibër-Lepencit ishte sulmuar edhe më 29 nëntor 2024. Policia e Kosovës kishte thënë se sulmi është kryer me lëndë shpërthyese deri në 20 kilogramë.
Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.